SHBA, Mediat: Obama ka tradhtuar të shoqen
SHBA- Obama si Bill Klinton dhe Kenedi? Tabloidi amerikan Hetuesi kombëtar raporton mundësinë e një tradhtie bashkëshortore që njollos reputacionin e kristaltë të presidentit aktual amerikan. Flitet për një lidhje me një ish bashkëpunëtore të fushatës së tij elektorale. Sipas gazetës, Obama dhe 35 vjecarja Vera Bejker, e cilësuar si shumë e bukur, janë njohur në vitin 2004. Zonja në fjalë punonte për fushatën elektorale që e coi Obamën në Senat. Edhe pse ajo ka mohuar në të kaluarën zërat lidhur me miqësitë e rrezikshme, sipas tabloidit ekziston një cmim prej 1 milionë dollarësh për këdo që mund të japë prova të një marëdhënie mes tyre.
Natyrisht ekziston edhe dëshmitari kyc. Një shofer i limuzinës që transportoi Bejker nga banesa e saj në Uashington në një hotel të kryeqytetit ku ajo nuk kishte prenotuar asnjë dhomë por ndaloi për të ndërruar fustanin. Që nga atje , limuzina shkoi të merrte Obamën për në aeroport për një seri takimesh mbi mbledhjen e fondeve elektorale.
Në orën 22:30 dyshja u rikthye në hotel, ku sic pohon shoferi, qëndruan bashkë për të kaluar natën. Sipas tabloidit ekziston madje edhe filmimi i kamerave të mbikëqyrjes që vërteton praninë e njëkohshme të Obamës dhe Bejker në hotel, por jo hyrjen në të njëjtën dhomë.
(e.n/News24/BalkanWeb)