E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 maji, protesta në të gjithë botën

Protesta kane perfshire rruget e pothuajse te gjitha vendeve te botes ne diten e 1 Majit. Policia eshte përleshur me protestuesit në kryeqytetin gjerman ndërsa demonstrues te krahut të majtë jane përpjekur të bllokojnë rrugët ku gjate dites zhvillohet nje demonstrim i manifestuesve të krahut të djathtë.

Qindra demonstrues jane mbledhur për të bllokuar rrugët dhe linjat e tramvajit. Policia eshte përpjekur te mundesoje largimin e tyre nderkohe qe filmime amatore tregojne dhe pamjet e arrestimit te nje prej demonstruesve. Te tilla demonstrata zhvillohen tradicionalisht më 1 maj në kryeqytetin gjerman dhe shpesh çojnë në përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave policore. Në vitin 2009, Berlini ka pare diten me te keqe te 1 majit ne kater vite .

1 maji, Rusi
Me mijera protestues nga grupe te ndryshme politike kane marshuar dhe ne kryeqytetin rus, ne Moske ne diten 1 majit . Pothuajse 5000 anetare te bashkimeve tregtare dhe mbeshtetes te pro- Kremlinit nga partia "Rusia e Bashkuar" te kryesuar nga kryetari i bashkise se Moskes, Luzhkov Yuri dhe kryetarit te Dumas Ruse, Boris Gryzlov, kane marshuar ne rruget e oskes . "Une mendoj se dite te tilla na bashkojne dhe tregojne mundin e shtetit tone", deklaroi Valentina Pominova, nje anetare e partise “Rusia e Bashkuar”. Demonstrime te tilla do te perfshijne te gjithe vendet e Rusise gjate dites se sotme. Mediat ruse kane paralajmëruar se rreth 1.5 milion persona do te marrin pjese ne marshimin e dates 1 Maj.

1 maji, Filipine dhe Koreja e Jugut
Demostrimet nuk kane munguar dhe ne Filipine dhe ne Korene e jugut te cilet kane apeluar qe te drejtet e tyre te respektohen. Rreth 10 000 protestues filipinas i jane bashkuar protestes se 1 Majit. Protestuesit kane marshuar tre kilometra ne Manila te shoqeruar nga aktiviste te grupeve te ndryshme. Rreth 15,000 anetare te Bashkimit te Konfederates tregtare te Korese jane bashkuar ne parkun Yoido ne Seul duke kerkuar per kushte me te mira te punetoreve. Ne kete dite nuk kane munguar dhe forcat policore. Rreth 400 trupa jane stacionuar ne afresi te manifestimit per te evituar incidente te ndryshme.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›