E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Do ta monitorojë shtetësinë për Kosovën

Greqia ka thënë se do ta monitorojë shtetësinë për Kosovën.
Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Kostas Tsiaras, ka përshëndetur sqarimin e deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, lidhur me “Shqipërinë e Madhe”.

Tsiaras ka shprehur shqetësim për politikën ekstremiste në Shqipëri, sidomos për atë të drejtuar kundër Greqisë dhe minoritetit grek. Por, ka shtuar se “parimet e integritetit territorial dhe dinjiteti kombëtar janë të pacenueshme”.
“Berisha dhe pjesa tjetër e udhëheqjes shtetërore të Shqipërisë, bëri sqarime për deklaratën. Ky është një hap në drejtimin e duhur. Megjithatë, për të vërtetuar sinqeritetin e vendit fqinj, ne monitorojnë vazhdimisht qëndrimet dhe sjelljen në të ardhmen”, ka thënë zv.ministri.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar mbi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët etnikë.
Delavekouras është shprehur se kemi dëgjuar shumë qëndrime mbi këtë çështje por duhet parë ligji i hartuar dhe nëse është në përthurje me ligjet e BE-së, për të shprehur qëndrim të qartë.

“Këto janë gjëra që ne do t’i shikojmë me shumë kujdes. Por është e nevojshme që të jetë e qartë se nuk do të tolerojmë veprime dhe qëndrime nacionaliste, të cilat e kthejnë pas rajonin tonë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›