E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Pa zgjidhur "emrin", Maqedonia pa negociata drejt BE-së

Zëvendësministri i jashtëm grek, Dimitris Drucas ka deklaruar se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian. I pyetur nëse kontaktet bilaterale me liderët në Maqedoni janë pjesë e procesit që po zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së, Drucas ka thënë se negociatat për emrin po zhvillohen vetëm nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
"Kontaktet direkte nuk janë të dëmshme, përkundrazi ndihmojnë procesin. Kur keni një linjë të pastër duhet të keni besim në drejtimin tuaj", theksoi Drucas për gazetës greke "Elefterotipia" .
Drucas zhvilloi një takim me zëvendës-sekretarin amerikan të shtetit Xhejms Stajnberg, në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri grek, Jorgos Papandreu. Të enjten presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, kërkoi nga Greqia dhe Maqedonia, që ta zgjidhin kontestin për emër, pasi kjo cështje mund të shkatërrojë përpjekjet e Maqedonisë për integrim në Bashkimin Europian. Zëvendësministri i jashtëm grek, gjithashtu shtoi se fillimi i bisedimeve për këtë temë në takimin e BE më 7 dhjetor, do të ishte i "pakonceptueshëm" përderisa nuk është zgjidhur çështja e emrit. Greqia kërkon që Maqedonia ta ndryshojë e për këtë arsye ajo e ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›