E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia Vdekja e Aristotel Gumes do e ndjekim me vemendje gjyqin

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, bëri këtë deklaratë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbi referimet e shtypit shqiptar se ekspertiza ka konkluduar që “Aristotel Guma vdiq në aksident automobilistik që shkaktoi ai vetë”:

“Më 12 gusht 2010, një grup nacionalistësh përndoqi dhe vrau homogjenin Aristotel Guma, ngase ky fliste greqisht.

Krimi i tyre u dënua nga gjithë bota politike e Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi atëherë se “është një akt barbar të vritet dikush që kthehet në shtëpinë e vet”.

Kurse zv/kryeministri i atëhershëm Meta deklaroi: “Besoj se prokuroria dhe autoritetet kompetente do të zbardhin këtë krim monstruoz dhe njëkohësisht do t’u ngarkojnë autorëve përgjegjësinë maksimale që parashikon ligji”.

Përderisa referimet e një pjese të shtypit shqiptar i përgjigjen realitetit, pra se grupi i ekspertëve konkludon se ishte aksident me përgjegjësi të viktimës, krijohet një shqetësim energjik se si pas nëntë muajsh ekspertize, ajo që politika shqiptare dhe pushteti gjyqësor e konsiderojnë si krim monstruoz, shndërrohet në aksident”.

“Do t’i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet në procesin gjyqësor. Presim nga Shqipëria, si shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe kandidat për anëtarësim në BE, të garantojë dhënien e shpejtë e të drejtë të drejtësisë që do të përbëjë dhe përgjigjen e vetme konkrete ndaj shqetësimeve të minoritetit grek.

Greqia nuk ka asnjë predispozitë që të përzihet në procedurat e drejtësisë shqiptare, por i mban hapur gjithë mundësitë e veprimeve të ardhshme”, përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›