Meta Mjaft me me drejtim arrogant Tirana ka nevoje per Bashen
“Tirana ka nevojë për një kryetar me vizion dhe që merret në mënyrë të pandërprerë me problemet e qytetarëve të saj. Prandaj, duhet të votoni kandidatin Lulzim Basha”.
Me këto fjalë iu është drejtuar qytetarëve kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi hapës për fushatën e 8 Majit, ku ka shpallur edhe sloganin e kësaj force politike: “Ndryshimi i vërtetë për Tiranën”.
“Tirana sot nuk ka asnjë parking dhe është mbytur nga ndotja.
Politika e fasadave, tashmë është shumë e vjetër. Ndaj duhet një Ndryshimi i vërtetë për Tiranën, që prek cilësisht jetën e çdo qytetari të saj”, tha Meta.
Duke shtuar më tej, se qytetarët e Tiranës, kanë nevojë për një kryetar bashkie që t’i ndihmojë për të zgjidhur problemet e tyre, pavarësisht nga interesat partiake.
“Dhe ky kryetar i ri që ata meritojnë, është Lulzim Basha”, tha më tej Meta.
Ai shtoi se Tirana është lodhur nga drejtimi arrogant i deritanishëm dhe ka nevojë për një drejtim të njerëzishëm.
“Ajo është lodhur nga politika e interesave dhe i duhet një tjetër vizion”, përfundoi fjalën e tij kreu i LSI-së.