Greqia afer falimentimit

Greqia duket gjithnjë e më afër falimentimit. Agjencia e vlerësimit të kreditit S&P ka ulur në negativ aftësitë paguese të borxhit grek. Agjencia vlerëson se Greqia ka nevojë për një tjetër ndihmë për t’I bërë ballë krizës së borxheve. Sipas S&P duke konsideruar vonesat e vazhdueshme në zbatimin e konsolidimit të bilancit dhe përkeqësimi i ekonomisë greke Athina ka shumë mundësi të kërkojë financime të mëtejshme për vitin 2012 për 7 miliardë dollarë, në bazë të programit të akorduar më BQE, BE dhe FMN. Afati I skadimit të Athinës për pagesën e borxheve është 20 gushti dhe për dy javë Greqia duhet të rimbursojë 3,2 miliardë kredi BQE. Agjencia parashikon ndër të tjera se PBB i Greqisë do të pësojë një rrudhje të mëtejshme më lartë se parashikimet. Rënia e ekonomisë do të jetë me 10 apo 11% në diferencë me 4 apo 5% të akorduara me trojkën për periudhën 2012-2013. gjithashtu duke parë këtë situatë të vështirë të ekonomisë greke pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të vijuar me programin e kursimeve, kreu i Eurogrupit Jean Claude Juncker ka deklaruar se dalja e Greqisë nga Eurozona do të ishte e menaxhueshme por jo e dëshirueshme pasi do të kishte rreziqe të mëdha kryesisht për popullin Helen. Deri pak javë më parë krerët e qeverive të BE shmangën komentimet për një dalje të Greqisë nga euro, duke preferuar që as të mos ta konsideronin një gjë të tillë.