E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi PD ne konsultime per percaktimin e rruges kushtetuese

Partia Demokratike ka ftuar Partinë Socialiste që të ushtrojë të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme. Kështu iu përgjigj selia blu kërkesës së lidershipit socialist për të organizuar një referendum popullor, ku veç çështjes për heqjen e imunitetit të përfshihen dhe tre çështje të tjera. 
“Partia Demokratike thekson se; kërcinimi i Partisë Socialiste për thirrje të referendumeve të tjera si kundërpërgjigje e thirrjes nga Partia Demokratike e referendumit per heqjen e imunitetit, është mjerane dhe qesharake.
Partia Demokratike fton Partinë Socialiste që të ushtrojë që nesër të drejtën kushtetuese të referendumit për çdo çështje që e gjykon të rëndësishme. Por, ajo nuk e bën këtë, sepse ka frikë nga zëri i qytetarëve të thjesht. 
Rama dëgjon vetëm zërin e miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste, mirëpo për imunitetin pas 10 vitesh bllokimi, politikanët duhet të heshtin, tani rradha  është e qytetarëve. Shqipëria pret verdiktin e tyre!”, vuri n dukje zëdhënësja për shtyp e PD-së, Silvi Bardhi. 
Sipas saj, pavarësisht qëndrimit të PS-së, referendumi për heqjen e imunitetit do të thirret  dhe zëri i qytetarëve do të dëgjohet dhe respektohet plotësisht.
“Neni 150 i Kushtetetutës së vendit përcakton se: Të drejtën e thirrjes së referendumit në Shqipëri e kanë 50 mijë qytetarë, 1/5 e deputetëve të Parlamentit, Keshilli i Ministrave. Partia Demokratike në ditët që vijnë në konsultim me Këshillin Konsultativ të Parlamentit dhe me aleatët e saj do të vendosë se cilën nga rrugët kushtetuese do të përdorë për thirrjen e referendumit popullor, për heqjen e imunitetit. Pas bllokimit nga Partia Socialiste për 10 vjet me rradhë të heqjes së imunitetit, tani do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të shembin me fuqinë e votes së tyre, murin e imunitetit, murin e korrupsionit dhe do të ç’bllokojnë rrugën e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit antar të Bashkimit Europian”, garantoi PD. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›