E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Qëndrore e Serbisë, Parlamenti zgjedh Guvernatoren e re

Serbia ka emëruar një anëtare nga koalicioni qeverisës si guvernatore të Bankës Qendrore. Parlamenti serb mbështeti Jorgovanka Tabakoviçin, një zyrtare e lartë e Partisë Progresive serbe në pushtet për të zëvendësuar Dejan Shoshkiçin, i cili dha dorëheqje në javën e kaluar, për shkak të një ligji, i cili i mundëson qeverisë ta kontrollojë Bankën.
 

Nga 166 deputetë të pranishëm, 131 votuan për zgjedhjen e Tabakovic, 34 ishin kundër, nuk pati abstenime, ndërsa një deputet nuk votoi. Gjatë debatit, mazhoranca shprehu besimin se ajo do të jetë i pavarur nga pushteti ekzekutiv edhe më shumë se sa kërkohet nga ligji.
 

Por deputetët e opozitës, duke mos marrë në pyetje kompetencat e saj, shprehu rezerva se ajo do të jetë e pavarur, duke pasur parasysh se deri në zgjedhjen në krye në Bankës Qëndrore ajo ishte pjesë e Partisë Progresive Serbe. Guvernatorja e re tha se objektivat e Bankës Qendrore janë përcaktuar me ligj, duke shtuar se ruajtja e stabilitetit monetar dhe mbajtja e inflacionit nën kontroll do të jetë në mesin e objektivave të saj kryesore.

Por një ligji i miratuar i të shtunës, krijon një trup të fuqishëm mbikëqyrës të emëruar nga Parlamenti që të përfaqësohet në bordin ekzekutiv të bankës dhe i jep Kuvendit përgjegjësi për emërimin e menaxhmentit kryesor.
 

Bashkimi Evropian ia ka tërhequr vërejtjen Serbisë se ligji paraqet “një hap prapa” në rrugën e anëtarësimit dhe se cënon pavarësinë e Bankës. Nga ana tjetër edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ligji do të ketë pasoja për marrëveshjen e kredisë me vlerë prej 1.23 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›