Forcohet leku ndaj monedhave te huaja

Forcohet leku. Ashtu sikurse pritej, muaji gusht ka nisur i mbarë për monedhën vendase. Që në fillim të javës. leku është forcuar ndjeshëm ndaj euros, duke u kuotuar në nivelin e 137.05 lekë, me një rënie prej 0.23 lekë, në krahasim me ditën e premte. Rënia më e ndjeshëm ka qenë për dollarin, që të hënën u kuotua me 110.91 lekë në raport me lekun, me një zhvlerësim prej 1.31 lekë, në raport me fundin e javës së kaluar. Një gjë e tillë faktohet në kursin zyrtar të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Muaji gusht karakterizohet sezonalisht nga një forcim i monedhës vendase, për shkak të rritjes së prurjeve nga emigrantët, të cilët kthehen për pushime në atdhe. Me shtimin e fluksit të emigrantëve nga vende të ndryshme, aktivizohet së tepërmi kursi i këmbimit, dhe shtohet kërkesa për lek. Kjo ndikon në forcimin e monedhës vendase në tregun valutor. Kryesisht dhe për një periudhë konstante leku ka njohur pozita të favorshme përballë monedhave të huaja kryesore, euros dhe dollarit.