Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit viziton Kajron

Burns takohet me kryeministrin Beblaëi
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit Burns dhe një grup zyrtarësh amerikanë ndodhen në Kairo për t’u takuar me udhëheqësit e përkohshëm të Egjiptit.
Ndihmës-sekretari i Shtetit Burns është zyrtari i parë i lartë amerikan, që shkon në Egjipt, që nga largimi nga posti i presidentit islamik Mohamed Morsi në fillim të muajit. Sot ai u takua me kryeministrin e përkohshëm Hazem al-Beblaëi.
Departamenti i Shtetit tha se në bisedime do të ketë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe udhëheqës të biznesit. Këto takime mbahen ndërsa Vëllazëria Myslimane e zotit Morsi i bëri thirrje përkrahësve të zhvillojnë një protestë paqësore në Kairo, ku ditët e fundit ka patur protesta të vazhdueshme kundër largimit të tij nga pushteti.