E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, Olldashi: PD duhet të zgjerojë Kryesinë, në vendim-marrje edhe Kryetarët e PD-së në rrethe.

16-07-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi takim me strukturat e PD-së në Kombinat

Sokol Olldashi kërkoi që kryetarët e degeve në rrethe të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo strukturë e vendimmarrjes, tha Olldashi, duhet të zgjerohet për të kthyer përfaqësimin politik tek baza e partisë. “Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të zgjerojmë kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të kemi 36 kryetarë të degëve qëndër rrethi- ex officio anëtarë të Kryesisë dhe shtuar këtyre një korpus anëtarësh, të cilët do të bëjnë kryesinë në tërësi. Nga ana tjetër kemi nevojë të ndërtojmë një korpus këshillimor apo një hallkë të ndërmjetme, jo vendimmarrëse , por këshilluese për Kryetarin dhe për Kryesinë. Pra një grup, i cili ka të gjithë eksperiencën e ndërtuar nga PD në 23 vjet dhe që e vë në funksion të drejtimit politik të partisë”- tha ai.
Këto deklarata, kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi i bëri në Tiranë gjatë takimit me strukturat e Grup-Seksionit të PD-së në Kombinat,
Per te rritur efikasitetin ne strukturat e Partisë Demokratike dhe per te dominuar terrenin, Olldashi tha se ndër të tjera është e nevojeshme të bëhet inventarizimi i kontributeve te çdo anetari si dhe te vendosen mekanizma përgjegjësish dhe mekanizma stimujsh. Kjo do të bëjë qe e gjithë struktura te jete ne sinkron, dhe i gjithë ingranazhi nga antetari i thjeshte deri te kryetari i Partisë Demokratike te jene ne levizje te njekoheshme

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›