E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda, mungesë uji të pijshëm në pikun e sezonit turistik

Sarandë- Një pjesë e mirë e qytetit të Sarandës po vuan mungesën e furnizimit më ujë të pijshëm pasi Ujësjellësi mund të furnizojë vetëm gjysmën e subjekteve aktive të tij.

Por në kushtet që banorët e Sarandës janë pothuajse 5-fishuar, si pasojë e fluksit turistik, situata shfaqet akoma më tepër problematike.

Prej një viti, gjysmës së lagjeve të Sarandës i mungon uji i pijshëm dhe burimi i Navaricës, i cili do të dyfishonte prurjet për zonën, nëse do të kishte nisur punën 7 vite më parë siç ishte parashikuar situata sdo të kishte qënë kjo e sotmja.

Banorët shprehën se uji vejn vetëm një herë në ditë dhe për pak minuta. Sakaq të huajt që po vizitojnë Sarandën mbeten të çuditur nga mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike. Nga ana tjetër bashkia e qytetit bregdetar ka bërë me dije se nuk po merr pjesë në mbledhjet e bordit të Ujësjellësit e sakaq s’ka informaioni mbi menaxhimin e tij. Sipas kreut të Bashkisë Sarandë, Stefan Çipës sajë një depozite për rastet emergjente situata paraqitet më e mirë këtë vit.

Ndërkohë kreu i Drejtorisë së Ujësjellësit, Qesko Cakalli ka pohuar se furnizimi me ujë i qytetit turistik s’është në nivelet e kërkuara nga pushuesit dhe banorët por sipas tij po merren masa për përmisimin e situatës. Saranda numëron 1000 biznese që kanë kontrata me Ujësjellësin dhe puna e tyre 24 orë gjatë verës ka sjellë reduktimin e ujit për 10 mijë subjektet e tjera të qytetit. Po ashtu ndikim në reduktimin e ujit ka sjellë edhe mungesa e energjisë elektrike gjatë javës së shkuar e cila ka stakuar pompat e furnizmit me ujë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›