Greqia dhe Rumania shprehin rezerva ndaj heqjes se vizave
Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina i kane permbushur tre parakushtet kryesore te vendosura nga Komisioni Evropian per liberalizimin e vizave dhe shume pak gjera kane mbetur tashme pa u plotesuar prandaj ato meritojne rrezimin e regjimit te vizave Shengen. Keshtu jane shprehur eurodeputetet Tanja Fajon dhe Cecilia Malmstrom ne seancen e Parlamentit Evropian e cila vijon qe nga dita e djeshme mbi marrjen ne shqyrtim te raportit perkates per heqjen e vizave per keto dy vende te Ballkanit te fundmet ne liste per plotesimin e ketij kriteri te integrimit drejt strukturave euro-atlantike.
Mbeshtetja
Mbeshtes regjimin e lire te vizave per keto dy vendeve. Ashtu si nje vit me pare ne kete periudhe morem vendimin per te liberalizuar regjimin e vizave me tre vendet e tjera te Ballkanit Serbine Malin e Zi dhe Maqedonine jam e mendimit se edhe Shqiperia e Bosnje-Hercegovina meritojne ta perfitojne ate kete vit mesohet te jete shprehur eurodeputetja Tanja Fajon lidhur me kete fakt. Sipas saj u duhet dhene mundesia qytetareve te ketyre dy vendeve per te njohur Bashkimin Evropian. Ndersa eurodeputetja Cecilia Malmstrom duke pergezuar grupin qe ka hartuar raportin per heqjen e vizave me dy vendet e mbetura te Ballkanit mes tyre Shqiperia tha se ne fushat e sigurise dhe drejtesise si Bosnje-Hercegovina ashte edhe vendi yne kane bere pune bindese per forcimin e saj. Komisioni Evropian i ka monitoruar te gjitha hapat e deritanishme dhe ne kemi vene re vetem nje pjese te vogel te kushteve qe nuk jane permbushur nga keto dy vende prandaj jemi pro heqjes se vizave tha nder te tjera Malmstrom. Duke shtuar ne fjalen e saj se keto dy vende kane si detyre kryesore gjithsesi qe te sigurojne se nuk do te kete kerkues azili prej tyre per ne Bashkimin Evropian pas heqjes se vizave. Nderkohe qe dhe eurodeputetja Sarah Ludford eshte shprehur se beson ne heqjen e vizave deklarate kjo ne emer te te Gjerlberve evropiane.
Kundershtia
Perfaqesues te socialisteve ne Parlamentin Evropian kane kundershtuar haptazi ne fjalimin e tij heqjen e regjimit te vizave Shengen me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen. Sipas tij nje gje e tille nuk mund te behet aspak dhe nuk duhet te lejohet per nje vend qe eshte anetar i Konferences Islamike.Nje vend qe vepron ne baze te rregullave te kesaj organizate nuk mund te kete regjim te lire vizash me Bashkimin Evropian tha eurodeputeti socialist i PE. Nderkohe qe eurodeputeti holandez Van der Stop eshte shprehur kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine e Bosnjen me pretendimit se jane dy vendet me te korruptuara ne Ballkan. Do te votojme kunder liberalizimit pasi Shqiperia e Bosnja jane dy vendet me te korruptuara u shpreh Van der Stop. Nderkohe dhe perfaqesuesit e Rumanise dhe te Greqise jane shprehur kunder heqjes se regjimit te vizave te Shqiperise me BE. Shqiperia nuk ka zgjidhur ende krizen politike ne vend pa harruar se ka nje shkalle shume te lare kriminaliteti tha eurodeputeti rumun Boshtinaru. Ndersa eurodeputeti grek ka evidentuar shkallen e larte te emigracionit te paligjshem shqiptar