E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e gjunjëzuar, në radhë për një pjatë gjellë

Një mëngjes gri në një lagje te qëtë të Athinës, disa burra e gra janë në rradhë duke pritur për të marrë një vakt ushqim e për tu kthyer në familjet e tyre. Të zgënjyer nga politikanët dhe të zemëruar nga masat shtrënguese që e afroi edhe më tepër varfërinë, tashmë qytetarët presin në oborrin e kishës ortodokse Agia Zonis një vakt të ngrohtë ushqimi, të painteresuar për zgjedhjet që pritet të kalojë vendi. Asnjëri prej tyre nuk buzëqesh, nuk flasin shumë e ndërsa në rradhë janë të moshuar, prindër e deri tek fëmijët që presin të marrin një pjatë gjellë.
 

Dikur kanë qënë pronarë dyqanesh, punonjës në shtet, por vendi i tyre është zhytur në krizën më të thellë ekonomike të vendit që prej Luftës së Dytë Botërore dhe ata befas e gjejnë veten pa asnjë qindarkë për të mbajtur frymën.
"Unë nuk do të shkoj për të votuar ", thotë 67-vjeçari Kostas Yiakouvakis, i zemëruar që e gjen veten para derës së kishës. Pasi për një kohë të gjatë ishte pronar i një dyqani 67 vjecari është kther në shofer taksie e ndërsa merr një pension që ndan qeranë e shtëpisë me djalin e tij të papunë.
 

"Ndjej neveri. Unë nuk kam asnjë arsye për të votuar. Të votoj për kë?" Më tutje në një lagje të varfër në qendër të Athinës, ku në rresht qëndrojnë ndërtesa të braktisura e në rrugë të Konstantinos Polychronopoulos dhe katër vullnetarë të tjerë kanë nisur të gatuajnë makarona. Grupi i tyre jozyrtar, "O Allos Anthropos", të formuar dhjetorin e kaluar ka marrë një mision të vështirë, të ushqejnë njerëzit e kësaj lagjeje. Shumë prej tyre janë emigrantë, e të tërhequr nga era e makaronave, fillojnë të afrohen njerëzit me pjata në duar.

Costantinos Polychronopoulos, një specialist 47-vjeçar i marketingut, i cili humbi punën e tij gati tre vjet më parë, kur kriza goditi kompaninë ku punonte, thotë se nuk presin asgje nga politika. E kushdo që fiton zgjedhjet do të duhet të zbatojë masat shtrënguese, si pjesë e paketës së dytë të ndihmave të dhena nga BE dhe FMN, duke i imponuar dhimbje edhe më të shumta për familjet e mbetura pa para.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›