Fier, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit
Një person ka mbetur i palgosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, të shënuar vetëm pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, tek Qafa e "Koshovicës", ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Fatmir Malaj, 45 vjeç. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, nga ku dhe bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.