Greqia e krizës, foto të zymta nga Athina në revistën “Foreign Policy”
ATHINE - Komentet në botë mbi gjendjen ekonomike në Greqi janë të shumta dhe krijojnë një ndjenjë e pasigurisë brenda dhe jashtë vendit. Kështu janë edhe imazhet tronditëse nga qendra e Athinës që sjell revista amerikane “Foreign Policy”. Me titullin “Diçka kalbet në Athinë”, fotografitë e kryeqytetit grek, të botuara në revistën amerikane “Foreign Policy”, tregojnë realitetin grek me imazhet e një ekonomie në rënie.
Ngjyra me të cilën përshkruhet jeta e përditshme është e zezë dhe kjo konfirmohet edhe në fotot bardh' e zi të albumit të Timothy Fadek. Zgjedhja e ngjyrës së zezë nuk është e rastësishme dhe shkon me tensionin e jetës së qytetarëve të qendrave urbane.
Fotografitë shoqërohen me komentet shqetësuese lidhur me situatën ekonomime dhe referime të perspektivave të vendit gjithnjë në rënie. Gazeta New York Times paralajmëron mungesën e të ardhurave dhe shpreh ankthin për zgjedhjet e 17 qershorit. Ajo thekson dilemën e madhe të votuesve grekë mes masave të ashpra shtrënguese në këmbim të shpëtimit dhe mundësinë zymtë e largimit të vendit nga Eurozona.
Në të njëjtën kohë 30% e dyqaneve në Athinë kanë vënë drynin. Sektori privat është përballur me një epidemi të mbylljes që po përhapet me shpejtësi. Droga, kuzhinat e supës, të pastrehët dhe lypësit përbëjnë fytyrën tragjike të Greqisë moderne.
Fotot janë marrë në maj të vitit 2012 dhe tregojnë bindshëm krizën ekonomike që po përjeton ky vend.
Lidhje te tjera FOTO - Albumi i revistës amerikane “Foreign Policy”