Moody's: Dalja e Greqisë nga eurozona kërcënon ekzistencën e euros
"Nëse Greqia del nga euro, kërcënohet ekzistenca e euros". Ky është vlerësimi më i ri i agjencisë së normimit Moody’s, e cila ka paralajmëruar se dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona dhe përdorimi i fondeve evropiane në Spanjë, do të reduktojë aftësinë paguese të shumë shteteve anëtare të eurozonës.
“Në qoftë se Greqia del nga eurozona do të krijonte një kërcënim ndaj ekzistencës së euros", vlerëson agjencia, e cila sqaron se "Grexit (dalja e Greqisë nga eurozona), do të ndikojë direkt në nivelin e aftësisë paguese të Qipros, Portugalisë, Irlandës, Italisë dhe Spanjës".
Sipas njoftimit të agjensisë së normimit, problemet e bankave spanjolle janë në thelb një problem i brendshëm, që do të kenë pak ndikim mbi vendet e tjera me përjashtim të Italisë.
Agjencia Moody’s vuri në dukje se në shqyrtim do të merren të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës, duke përfshirë ato të vlerësuara me 3 A, të tilla si Gjermania dhe Franca.
Lidhje te tjera Presidenti Obama: Grekë, jashtë euros do të jetë më keq! Greqia e krizës, foto të zymta nga Athina, në “Foreign Policy”