E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad shpërfill paralajmërimet e OKB-së: Izraeli duhet eleminuar

Në deklaratën e bërë para nisjes së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ahmadinexhad tha se  nuk i merr seriozisht kërcënimet e izraelit, mohoi të ketë dërguar armë në Siri dhe tha se sanksionet ekonomike kundër vendit të tij nuk po arrinin asnjë synim.

“Ne nuk i marrim seriozisht kërcënimet e zionistëve…por, jemi të gatshëm ta mbrojmë veten”.

Ahmadinexhad ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku do të mbajë fjalimin e rastit të mërkurën.

Të dielën Ahmadinexhad u takua me Ban Ki-Munin, i cili i kërkoi të përdorte një fjalor të kujdesshëm, por lideri iranian me çduket nuk e ka ndërmend të zbusë retorikën e tij.

Ahmadinexhadi aludoi se “Irani është në rajon prej 7 deri 10 mijë vitesh. Izraelitët i kanë pushtuar këto territore në 60-70 vitet e fundit me mbështetjen e perëndimit. Ata nuk kanë rrënjë atje”. Shteti modern i izraelit është themeluar në vitin 1948.

“Izraeli paraqet problemë minimale që shfaqen gjatë një periudhe historike për t’u eleminuar më pas”, tha Ahmadinexhad. /Start/F. P/

                                                                                             2012-09-25 12:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›