Greqia e paralizuar nga protesta e pergjithshme
Greqia është paralizuar totalisht nga protesta dhe greva e sotme.
Mediat greke e cilësojnë këtë si një prej protestave më të mëdha që janë zhvilluar ndonjëherë në Greqi.
Në rrugët kryesore në Athinë, tymi i bombave molotov ka mbuluar gjithçka, ndërkohë që turma protestuesish janë drejtuar drejt forcave te policisë, duke u përleshur me këta të fundit.
Përleshjet në sheshin Sintagma në Athinë, nisen kur një numër i vogël protestuesish të maskuar sulmuan policët që ndodheshin të vendosur në parlament.
Protestuesit hodhën bomba molotov tek policët, ku një prej tyre u përfshi nga flakët.
Protesta të dhunshme janë shënuar pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të Athinës, por jo vetëm.
Turma protestuesish u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme nëpër banka.