E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Madhi eshtja e pronave ne Shqiperi problem i gjithe klases politike

Çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri i ka ndihmuar forcat politike të fitojnë besimin e elektoratit, por pa e trajtuar atë si një detyrim kushtetues.

Ky është qëndrimi i republikanëve, njërit prej aleatëve më të ngushtë të demokratëve, të cilët 20 vjet pas ndërmarrjes së disa nismave ligjore, thonë se ky proces nuk ka marrë ende zgjidhje.

Për nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi, shifrat përballë nismave ligjore janë kokëforta, ndaj ai thotë se, në këtë pikë klasa politke dështoi në përmbushjen e njërit prej rekomandimeve që Brukseli i ngarkoi asaj brenda 12 tetorit.

“Nuk ka patur kurrë një projekt politik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por ka patur vetëm slogane politike.

Nuk ka pasqyrë të saktë se sa janë mundësitë e shtetit për të kompensuar pronarët.

Të frenohet çdo iniciativë për të tjetërsuar pronën jo në favor të pronarëve. Ende nuk ka një faturë të saktë financiare, por ajo shkon në afro 10-ra miliard euro dhe në raport vetëm me pronat që duhet të kthehen në Tiranë për të bërë kompensimin e pronave duhen qindra vjet.

E nëse flasim me shifra ato arrijnë në total në afro 1-2%.

Ndaj nisur nga kjo praktikë, Madhi thotë se klasa politike sikundër është ulur në tryezë për çështje me interes jetik për vendin, duhet të përballet edhe për çështjen e pronave.

“Palët të ulen në dialog në një tryezë, sikundër janë ulur dhe duan të ulen për reformën zgjedhore etj, të frenohet çdo iniciativë për të tjetërsuar pronën jo në favor të pronarëve.

Kompensimi i pronave në çdo komunë për 99 vjet, çdo centimetër katror pronë të kthehet në favor të pronarëve”, tha ai.

Në këtë pikë, numri 2 i republikanëve sugjeron dhe se cila mund të jetë zgjidhja më e volitshme që do t’i kënaqte pronarët e ligjshëm përballë grabitjes ligjore që u është bërë pronave të tyre.

“Të inventarizohet çdo cm tokë, çdo sipërfaqe pronë shtetërore, në zonat turistike për kompensimin e pronarëve dhe të mos shihet vetëm politika për kompensimin financiar të tyre.

Raportet e kompensimit janë qesharake, po u orientuam nga kompensimi kjo vështirësi s’do bindë shoqërinë që kompensimi me vlerën reale të trajtohet edhe në 100 vjet dhe askush në këtë mënyrë do gëzonte pronën e tij. Në këtë mënyrë nuk jemi në rrugë të mbarë”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›