Hyn ne bashki Gjoni Keshilli mblidhet me 25 korrik

Pavarësisht bojkotit të opozitës, të djathtët kanë vendosur të mbledhin Këshillin Bashkiak më 25 korrik. Sekretari i Këshillit të Bashkisë së kryeqytetit, Vladimir Gjoni thotë se mungesa e të majtëve nuk cënon konstituimin, pasi maxhoranca i ka numrat e domosdoshëm.
"Ditën e hënë, më datë 25 korrik në orën 10.00, këtu në sallën e Këshillit Bashkiak gjë për të cilën janë njoftuar, apo janë duke u shkuar njoftimet të gjitha subjekteve politike.
Që të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës duhet që në sallë të jetë pjesëmarrja të jetë 50+1 e të gjithë anëtarëve të këshillit, pra në rastin konkret bashkia ka 55 anëtarë dhe duhet të jenë minimalisht 28 anëtarë që të mund të zhvillohet mbledhja. Me 28 anëtarë procedohet në të gjitha drejtimet.
Vlera e marrjes së mandatit të ri është e padiskutueshme që merret, pavarësisht se ç'ndodh. Vjen apo jo Zoti Rama, gjë për të cilën duhet pyetur ai"-tha Gjoni.
Elona Gjylmi