Akuzohej për krime lufte, lirohet 97-vjeçari

Një burrë 97-vjeçar është liruar nga akuzat për krime lufte, që kanë të bëjnë me një bastisje të forcave hungareze në Serbi, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ish-kapiteni i xhandarmërisë, Sandor Kepiro, akuzohej se ka udhëhequr një patrullë që ka vrarë katër persona në janar të vitit 1942.
Kepiro po ashtu akuzohej për përfshirje në vdekjen e rreth 30 njerëzve të tjerë, që u ekzekutuan në brigjet e Lumit Danub gjatë luftës. Ai u kthye në Hungari në vitin 1996, pas disa dekadash të qëndrimit në Argjentinë. Kepiro ka pranuar se ka marrë pjesë në sulmet, por ka mohuar çdo përgjegjësi në vrasje.