E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia e pret triumfalisht Edi Ramën, pasi ai bllokoi miratimin e 3 ligjeve

25-11-2012 / Gazeta 55

Me postera të mëdhenj dhe me një axhendë të sponsorizuar nga qarqet më ekstremiste të Greqisë, Edi Rama do të jetë për dy ditë në Athinë, për festimin e bllokimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Me një konferencë të parapërgatitur, Rama e kremton izolimin në Athinë, jo me emigrantët, por me ato elita që janë fajtore edhe varfërimin e shtetit grek

Me postera të mëdhenj dhe me një axhendë të sponsorizuar nga qarqet më ekstremiste të Greqisë, Edi Rama do të jetë për dy ditë në Athinë, për festimin e bllokimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ka dy arsye që qarqet greke presin plot ovacione liderin e opozitës shqiptare, si asnjëherë më herë më parë. E para ka lidhje drejtpërdrejt me fatin e financave greke, pasi këto ditë në Brusel po diskutohet buxheti që BE-ja do t’i japë Greqisë për të shpëtuar rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë së saj.
Sigurisht, në shumën që do t’i jepet për frymëmarrjes financave greke do të jenë edhe pjesë e parave të parashikuara për vendet e rajonit tonë që aspirojnë të  integrohen në BE. Shqipëria është një nga këto vende që do të merrte këto fonde pas marrjes së statusit të vendit kandidat, që u ndoq me bllokimin pengmarrës  të tre ligjeve. 
Me fjalë të tjera, mos marrja e statusin të vendit kandidat në dhjetor, në vitin 2013, në hartimin e strategjisë së re financiare të Bashkimit Europian, Shqipëria përfiton më pak se vendet që  kanë statusin kandidat. Paratë që do t’i jepeshin Shqipërisë për reforma dhe projekte zhvillimore, me shumë mundësi do të shkojnë për të mbyllur gropat financiare të vendeve fqinje, si Greqia apo Serbia, që janë në krizë të thellë ekonomike. 
Dhe kjo është dhe arsyeja që rrugët e Athinës janë të mbushura me postera të buzëqeshura të Ramës. Ndërkaq, arsyeja e dytë, ka të bëjë me faktin që Greqia përbën për Partinë Socialiste një bazë rekrutimi të protestueseve të dhunshëm.
Fakti që në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011, një kontingjent protestuesish të ardhur posaçërisht nga vende të ndryshme të Greqisë pikërisht për t’u mbledhur sipas porosive të shokëve të Tiranës, ishin më të dhunshmit dëften për interesin e veçantë të Ramës kundrejt këtij kontingjenti. Një prej panafakëve që humbi jetën në tentativën për të sulmuar institucionet dhe rendin kushtetues më 21 janar kishte udhëtuar falas nga Greqia për në bulevard. Kësisoj kjo vajtje e Edi Ramës në Athinë kur të gjithë po festojnë në qytetet kryesore të kombit sinjalizon për mungesën e dashurisë për vendin.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›