E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: PS të votojë 3 ligjet e statusit

25-11-2012 / Gazeta 55

Nga Shkodra, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka kërkuar opozitës të votojë ligjet që kërkojnë 3/5 e votave në Parlament. Kryeparlamentarja vlerësoi si absurd faktin që të huajt votojnë për integrimin e Shqipërisë, ndërkohë që ligjvënësit socialist nuk votojnë për shqiptarët.
Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar që opozita të reflektoj mbi veprën e atyre që 100 vite më parë krijuan shtetin shqiptar.
Shkodra si çdo qytet tjetër feston dhe nderon figurat e rëndësishme të pavarësisë, por njërin në veçanti me të cilin ka arsye të krenohet, Luigj Gurakuqin.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk mund të mungonte në një nderim të tillë dhe ishte aty për të ndarë gëzimin edhe krenarinë me bashkëqytetarët e vet.
Pasi vendosi kurorat, zonja Topalli u përkul në shenjë nderimi para përmendores së Gurakuqit e në vlerësimin e saj veç patriotizmit e angazhimit si krahu i djathtë i Ismail Qemalit në shtetndërtimin e Shqipërisë, përmendi edhe një fakt tejet sublim për një ish-ministër financash.
Pas Gurakuqit, Shkodra nderon Isa Boletinin, atdhetarit të shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar
Topalli citoi edhe Deputetin britanik Aubrey Herbert, një ndër diplomatët më të shquar të asaj periudhe, i cili e quante Isa Boletinin, Robin Hudin e shqiptarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›