E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shkatërrohet rrjeti pedopornografik

Autoritetet amerikane njoftuan shkatërrimin e një rrjeti pedopornografik duke arrestuar dhjetra persona.
 

Të ndaluarit janë nga 18 deri në 63 vjeç dhe mes tyre ndodhen edhe mjekë, mësues, arkitektë e deri tek sanitar kuzhine.
 

Të gjithë të ndaluarit akuzohen për shpërndarjen e mijëra fotove ku tregoheshin fëmijë të dhunuar.
 

Arrestimet kanë ardhur pas një periudhe të gjatë hetimesh të ndërmarra nga autoritetet që thanë se shkëmbimi i fotove ka qenë me mijëra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›