E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ende pa marreveshje Venizelos sot ne Bruksel

Kryeministri grek Lukas Papadhimos nuk ka mundur të marrë mbështetjen e koalicionit të tij për masat anti-krizë të kërkuat nga Trojka. Në takimin prej gati 7 orësh u ra dakord për propozimet e Trojkës përveç pensioneve.
Masat parashikojnë reduktim me 22 % të pagës minimale dhe ato të sektorit privat. Gjithashtu masat parashikonin ulje me 15 % te pensioneve bazë, por ngërçi ishte tek pensionet suplementare, për të cilat nuk u pranua ulja. Sipas Papadhimos do të duhen të tjera bisedime për pensionet suplementare. Masat parashikojnë privatizmin e disa kompanive shtetërore dhe mbylljen e disa të tjerave. Me mbylljen e këtyre kompanive, brenda këtij viti humbin punën rreth 15 mijë njerëz.
Sipas këtyre masave reduktohen me 1.1 miliardë euro shpenzimet në sektorin e Shëndetësisë. Me nga 400 milionë euro ulen shpenzimet për mbrojtjen, shpenzimet shtetërore dhe investimet.
Një situate e tillë e detyron ministrin grek të Financave Evangelos Venizelos të udhëtojë në Bruksel në takimin e Eurogrupit, megjithëse me një marrëveshje jo të përfunduar. Pas takimit me liderët e partive dhe me përfaqesuesit e Trojkes Venizelos tha se një çështjee mbeti e pazgjdhur.
“Po shkoj në Bruksel me shpresen se takimi i Eurogrupit do të mbahet dhe se do të merren vendime pozitive mbi programin e ri. Mbi këtë program varen dhe fondet financiare të vendit në vitet e ardhshme, varet konkluzioni apo jo konkluzioni për fondin e PSI, si dhe nëse vendi do të jetë në këtë realitet, në Eurozonë, apo nëse perspektiva europiane do të jetë në rrezik.”
Zyra e kryeministrit ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës bëhet e ditur se bisedimet do të rinisin të enjten.
Propozimet e Trojkes europiane pritet të miratohen këtë fundjave në parlamentin Helen.
Gjatë kësaj periudhe Athina zyrtare ka qenë në një presion të madh lidhur me marrëveshjen për masat e kursimit. Sipas axhendës së përcaktuar në 15 shkurt duhet të jetë arritur marrëveshja në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për shkëmbimin e borxhit, në 20 mars, Greqia duhet të ketë marrë këstin e radhës, ndërsa në prill janë caktuar dhe zgjedhjet parlamentare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›