E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahija: Të ardhurat u rritën me 69 milionë USD

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija

Drejtori i Përgjithshëm: Sfida e re, deklarimi i të ardhurave personale.

Kreu i Tatimeve: Në 2011 u arkëtuan 1.66 miliardë USD

Sfida e Tatimeve për vitin 2012 do të jetë administrimi i deklaratave të të ardhurave personale. Ligji i ri i detyron të gjithë ata persona që kanë të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit, të dërgojnë në mënyrë elektronike formularët ku deklarojnë të gjitha të ardhurat që marrin gjatë vitit.
Skema e re pritet të shtojë një numër të konsiderueshëm formularësh, të cilët duhen përpunuar nga tatimorët. Për drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Gazmir Spahija, kjo përbën sfidën e administratës për këtë vit. Në një intervistë për gazetën, Spahija sqaron edhe situatën e mbledhjes së të ardhurave. Kriza ekonomike, edhe pse e ka prekur vendin, duket se nuk ka ndikuar aq shumë në mbledhjen e të ardhurave. Spahija nënvizon se gjatë 2011-s janë mbledhur në total 69 milionë USD më shumë se vjet. Ky fakt, vërtetohet edhe nga një statistikë tjetër. Sipas kreut të Tatimeve, xhiroja vjetore e biznesit për vitin 2011 u rrit me 23 për qind. Tatimorët kanë arritur në regjistrojnë më shumë se 13 mijë biznese të reja, duke shtuar vetëm gjatë dhjetorit të kaluar 40 mijë të punësuar që paguajnë sigurimet. Administrata tatimore ka shpenzuar vetëm 1 lek për çdo 100 lekë taksa të mbledhura, thekson Spahija.
Statistikat e INSTAT-it, por edhe të institucioneve ndërkombëtare, treguan se viti 2011 ishte viti ku kriza ekonomike e goditi më fort vendin. Ndryshimet buxhetore të mesvitit ishin konfirmimi zyrtar i kësaj krize. Sa u ndje ajo në mbledhjen e të ardhurave nga Tatimet?
Për vitin e kaluar, qëllimi kryesor i administratës tatimore ishte realizimi i detyrave duke e orientuar administrimin tatimor në përshtatje të ndryshimeve të ambientit ekonomik të vendit. Sigurisht që në fokusin tonë kanë qenë edhe risqet me të cilat u përball ekonomia vitin e kaluar, marrëdhëniet e tatimpaguesve me tregjet ndërkombëtare. Shifrat e mbledhjes së të ardhurave, sidoqoftë, flasin për një rritje të performancës në të gjithë zërat e Tatimeve. Gjatë vitit 2011, administrata tatimore qendrore mblodhi 166.7 miliardë lekë të ardhura bruto. Kjo shifër është 6.9 miliardë lekë (4.31%) më shumë se në 2010-n. Pra, pavarësisht problemeve, biznesi shqiptar performoi më mirë se vjet dhe të ardhurat tatimore si rezultat i një miradministrimi dhe pune më këmbëngulëse u realizuan më shumë se vjet.
Këto të ardhura, të mbledhura nga administrata tatimore, janë sa 48.4% e totalit të të ardhurave të buxhetit të shtetit për vitin 2011 dhe me një peshë prej 68.8% në të ardhurat buxhetore nga Tatimet dhe Doganat. Ju thatë që viti 2011 ishte një vit jo i mirë ekonomik. Në përshtatje të kësaj sfide, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përpjekur që të kushtojë sa më pak për taksapaguesit. Po ju them një shifër. Në analizën e krahasimit të shpenzimeve që kryhen për të ardhurat tatimore të mbledhura për 2011 rezulton një kosto administrimi 1 për qind.
Do të thotë që kostoja e mbledhjes së taksave është sa 1 për qind e taksave që mblidhen?
Po. Është sa 1 për qind, ose, thënë më thjesht, administrata tatimore ka shpenzuar vetëm 1 lek për çdo 100 lekë taksa të mbledhura.
Të ndalemi te të ardhurat. Ju thoni se keni mbledhur më shumë para se në vitin 2010, ndërkohë që ekonomia duket se ka performuar më ngadalë
Më duhet të ndalem në detaje për ta bërë të qartë punën e administratës dhe ecurinë e ekonomisë. Rritja e peshës së të ardhurave tatimore ka ecur krahas rritjes së peshës së sektorëve të ekonomisë, që ndikuan në rritjen ekonomike në vitin 2011. Konkretisht, sektori i prodhimit shënon një rritje prej rreth 23% të të ardhurave, tregtia 2.6% dhe shërbimet 2.2%. Biznesi u zhvillua më shumë se sa në vitin 2010, xhiroja (qarkullimi) total ishte 23.2% më shumë se në vitin 2010 dhe administrata tatimore ka mbledhur 2.1 miliardë lekë më shumë se vjet tatim fitimi (11.88% më shumë). Po ashtu edhe tatimi mbi të ardhurat personale ka një rritje me 847 milionë lekë (3.13 për qind më shumë), i cili është tregues thelbësor i miradministrimit të të ardhurave nga individët. Rritje të ndjeshme ka edhe akciza, me 1.8 miliardë lekë, apo taksat nacionale me 1.7 miliardë lekë më shumë. Këto para janë arkëtuar në buxhetin e shtetit dhe të paktën dy tatimet e para, ai mbi fitimin dhe ai mbi të ardhurat, nuk kanë pësuar ndryshime. Pra kemi zhvillim ekonomik dhe qartësisht rritje të punës dhe efikasitetit të administratës tatimore.
Nuk përmendët në shifrat tuaja TVSH-në. Ka probleme me mbledhjen e tatimit kryesor?
Nuk ka probleme, përkundrazi, janë bërë investime dhe kemi mbledhur më shumë se targeti i vendosur, në masën 9.34% më shumë. Kam këtu një shifër tjetër që vërteton se edhe TVSH-ja është mbledhur sipas parashikimeve. Problemi më i madh i biznesit gjatë viteve ka qenë rimbursimi i TVSH-së. Në 2011-n u rimbursuan dhe kompensuan 6.7 miliardë lekë për TVSH-në e kërkuar për rimbursim me pagesë.
Pra jo në formë transferimi për mospagim të detyrimeve të tjera, por e paguar me para?
Po. E paguar në llogaritë e bizneseve. Kjo shumë përbën 20.3% të shumës së arkëtuar të TVSH-së për 2011-n dhe është 3% më shumë se në 2010-n. Dhe plani për vitin 2012 është sërish po kaq ambicioz. Ne synojmë që të ruajmë këtë ritëm edhe për vitin që sapo kemi filluar.
Ju thoni se të ardhurat janë realizuar më shumë se vjet. Por ka disa të dhëna të tjera, që janë pak problematike. Administrata tatimore mbledh edhe sigurimet shoqërore. Qeveria, nga viti në vit, po shton transfertat për të mbushur gropën e sigurimeve. Mos po çalojnë Tatimet në këtë pikë?
Administrata tatimore ka mbledhur rreth 51.5 miliardë lekë si të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kjo shifër është rreth 515 milionë USD. Vërtet këto të ardhura janë sa 88.8% e të ardhurave buxhetore të planifikuara për kontributet, por janë 3.3 miliardë lekë, ose 7% më shumë se në vitin 2010. Pra, ka një performancë të mirë të administratës në këtë drejtim.
Po thoni që ka përplasje mes parashikimeve dhe realitetit? Ju mblidhni rreth 7% më shumë, ndërkohë që buxheti parashikon një shifër akoma më optimiste…
Nuk dua të ndalem në këtë pikë. Administrata tatimore ka për detyrë të mbledhë kontributet për të punësuarit. Unë mendoj se ne kemi performuar mirë në këtë drejtim. Ne kemi regjistruar 13 405 subjekte të reja. Krahasuar me vitin 2010, kanë deklaruar në skemën e kontributeve rreth 34 242 kontribuues më shumë, pra të punësuar, dhe sidomos ka pasur një rritje të ndjeshme në muajt e fundit të vitit, ku në dhjetor të vitit 2011 kishim rreth 40 372 të punësuar më shumë se në 2010-n.
Po bizneset vazhdojnë të paguajnë sigurime për pagën minimale?
Kjo është një orvatje e vazhduar e bizneseve. Por, për vitin 2011, duhet të nënvizoj se ka një rritje të ndjeshme edhe në deklarimin e pagave reale. Numri i punonjësve me pagë minimale është ulur me 4.84% krahasuar me vitin 2010. Kjo shifër paraqet tendencën pozitive të tatimpaguesve për të paraqitur sa më realisht pagat e punonjësve të tyre.
Këtë vit ka filluar deklarimi online edhe i numrit të punonjësve…
Ne kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm me biznesin për të lehtësuar në maksimum kohën dhe koston e pagimit të taksave. Gjatë vitit të kaluar u arrit deklarimi elektronik i formularëve tatimorë të periudhave të kaluara, duke shkurtuar burokracitë administrative dhe duke r

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›