E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet siguracioni i makinave tarifat mbi bazen e riskut

Agjencitë e sigurimit kanë rritur vlerën e siguracionit për automjetet, që nga fillimi i muajit shkurt. Nga një vëzhgim që kamera e Abc neës bëri në këto pika, konstatoi se çmimet për siguracionin vjetor të makinave thuajse janë dyfishuar, duke shkuar thuajse në nivelin që ishin para se tregu të liberalizohej.
Kështu, nëse para liberalizmit, për një makinë me kapacitet motorik mbi 1600 cm3, çmimi varionte nga 6-7 mijë lekë, kjo vlerë është bërë tashmë 14. 5 mijë lekë. Nga kontaktet telefonike me drejtues të lartë të konpanive të sugurimit mësohet se kjo rritje erdhi pas tërheqjes së vëmendjes që iu bë kompanive nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes s Financiare , pasi ulja e çmimeve nuk garantonte pagesat e klientëve dhe nivelet e duhura të primit. Kështu kompanitë janë detyruar të caktojnë tarifa mbi bazën e riskut, duke mos i mbajtur ato në nivele të ulëta. Aktualisht rezulton që 30 përqind e automjeteve që qarkullojnë janë të pasiguruara dhe është një vlere prej 3.5 milionë euro dëme për t’u paguar, për shkak të automjeteve të pasigurara. Spas ligjit për sigurimin e detyruar, arkëtimit duhet të shkojnë për fondin e kompnesimti të dëmeve dhe për këtë arsye u kërkua që tarifat të rriteshin.
Ky treg u liberalizua vitin që shkioi përmes një ligji, që lejonte që çmimet të vendoseshon nga tregu. Kështu, Agjencia e e Mbikëqyrjes fiannciare pushonte së përcaktuari çmimet e siguracionit të makinave. Me nisjen e liberalizmit të tregut, çmimet arritën në nivele rekord të ulëta, si rrjedhojë e konkurrencës mes kompanive. Tarifat u përgjysmuan, ku nga 12 mijë lekë që ishte mesatarja më parë, ato arritën në një mesatare 6 mijë lekë. Kompanive në atë kohë iu la në dorë që t’i llogarisnin vetë kostot e tyre dhe ata vendosën të caktonin çmime shumë të ulta. Por, aktualisht çmimet janë rritur sërish, duke shkuar thuajse në nhivelt e mëprashme ose diçka më tepër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›