E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia financon shkollat greke në Shqipëri

“Megjithëse po kalojmë një periudhe të vështirë ekonomike –thekson deklarata e shefit të diplomacisë greke- Ministria e Jashtme ka bërë përpjekje për të mbuluar shpenzimet ekonomike të funksionimit të këtyre dy shkollave në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit".

Në të njëjtën deklaratë, Athina zyrtare kritikon qeverinë shqiptare për qëndrimin e saj duke theksuar, se është tashme e ditur se politika që aplikojnë autoritetet shqiptare për "zonat minoritare" shkakton pamundësinë e ushtrimit të së drejtës se mësimdhënies të pakicave të tjera jashtë këtyre zonave, ne të cilat Shqipëria në mënyrë arbitrare ka kufizuar njohjen e ekzistencës së diasporës greke duke shkelur detyrimet e saj ndërkombëtare.

Në përfundim ministri i Jashtëm grek thekson se ka një rendësi të veçantë iniciativa për funksionimin e  shkollës “Omiros” në Korçë dhe shkollës greke në Himarë, ekzistencën dhe punën e të cilave Ministria e Jashtme nëpërmjet organeve greke në Shqipëri, e mbështet me çdo mjet, njofton TCH.

Pas publikimeve te fundit në mediat vendase që bënin me dije se këto shkolla rrezikoheshin te mbylleshin për arsye ekonomike, qeveria e Papandreut është kritikuar ashpër nga deputetë të partisë konservatore Demokracia e Re, për politiken e saj në diskutimet e seancave parlamentare. Madje një prej deputeteve të kësaj partie ka deklaruar se “është pozitiv fakti që do të funksionojnë këto shkolla ne ato zona qe qysh prej kohës së Enver Hoxhës nuk njihen si zona minoritare, por qe prej lashtësisë, janë djep i helenizmit”. /Start/

                                                                                             2011-08-20 18:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›