E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’dihet nëse u kërcënua vërtetë Meta

Nënkryetari i kësaj partie, Edmond Haxhinasto, tha se e gjitha është një spekulim mediatik.

“Mendojmë se gjithë kjo fortunë që ka pushtuar median është një spekulim mediatik. Them se kreu i LSI-së është ai që drejton çdo ditë LSI-në dhe përpara nesh shtrohet një çështje e madhe si ajo e reformës zgjedhore”, ka thënë Haxhinasto.

Organet e prokurorisë dhe të policisë nuk kanë regjistruar ndonjë kërcënim ndaj Metës dhe as ky i fundit nuk ka bërë ndonjë denoncim. Pranë vilës së Metës ndodhen forcat speciale me mjetet e tyre tip Hummer, një Range Rover dhe një BMVV X5, por nuk jepen të dhëna se pse këto mjete ndodhen atje. /Start/

                                                                                             2011-08-21 09:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›