E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalë, policia masa për garantimin e votimit

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut, janë të angazhuara maksimalisht në përmbushjen e detyrave dhe objektivave bazë, për garantimin e Rendit dhe Sigurisë Publike, gjatë këtij procesi, me qëllim zhvillimin sa më normal dhe shmangien e çdo lloj incidenti.

“Uniformat blu të Qarkut Shkodër, do kryejnë me profesionalizëm detyrat e ngarkuara me ligj, duke vepruar me  paanësi dhe duke kërkuar zbatimin e ligjit nga të gjithë individët, pavarësisht nga bindjet dhe pozitat e tyre shoqërore. Për këtë arsye me të gjithë punonjësit e policisë, që do jenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor, janë ripunuar Ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, Ligji për Tubimet, Kodi i Etikës së Policisë etj”, bënë të ditur burime të policisë së Shkodrës.

Shërbimet policore të angazhuara në procesin e përsëritjes zgjedhjeve, duke filluar nga data 20.08.2011, deri në përfundim të procesit do të funksionojnë pa ndërprerje 24 orë në 24, për garantimin e rendit dhe qetësisë. /Start/
 

                                                                                             2011-08-21 09:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›