E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shkrumbohet Taraboshi, rrezik banesat nga flakët

Deri më tani, janë djegur të paktën 10 hektarë drurë dhe shkurre në këtë mal, ndërsa zjarri vazhdon të përhapet i ndihmuar edhe nga era dhe moti i nxehtë.

Shefi i policisë pyjore të Shkodrës, Agim Dardha, i cili është në vendngjarje me efektivin e tij, sipërfaqja e përfshirë nga zjarri i ka kaluar të 10-të ha.  Sipas tij,  zjarri nga zona e fshatit turistik Shirokë, ka kaluar në anën tjetër, duke përfshirë një territor shumë të madh në fshatin Xhaferaj të komunës Ana e Malit, zonë që kufizohet me aksin rrugor nacional, Shkodër-Muriqan.

Ai tha se, krahas forcave të policisë pyjore, po punojnë me përkushtim për shuarjen e vatrave të zjarrit edhe efektivë të zjarrfikësve si dhe policisë së rendit, numri i të cilëve i kalon të 60-at. Përhapja masive e flakëve rrezikon banesën në rrugën e Shirokës si dhe në fshatin Xhaferaj. Megjithatë, zjarrfikëset janë në gatishmëri për të mos lejuar përhapjen e flakëve. /Start/

                                                                                             2011-08-21 09:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›