Shkodër, ‘Viva la musica’ në ditën botërore të muzikës
SHKODËR- ‘Viva La Musica’, titullohej koncerti i organizuar sot në qytetin e Shkodrës nga Shoqata Miqtë e Muzikës ‘Rozafa Expression’.
Koncerti u shfaq në sallën e Kinema Millenium nën drejtimin e një prej artistëve më në zë të qytetit të Shkodrës dhe më gjerë,kompozitorit, dirigjentit dhe pedagogut të muzikës, Zef Çoba.
Një koncert i shndërruar tashmë në tradicional, vit pas viti nga ana e ‘Rozafa Expression’, u organizua në kuadrin e Ditës Botërore të Muzikës. Krahas korit ‘Rozafa Expression’, që është edhe baza e këtij shoqate, pjesë e koncertit kanë qenë edhe interpretimet e grupit vokal "Loja e notave muzikore", solistët, Anita Mrakulli, Erinda Agolli, Marina Kurti, Olta Juba, Roland Gjoka, Semine Sulozeqi, Silvana Dafa, kitaristët, Aldo Simoni, Kristian Sheldia, Paskal Maka, klarinetisti, Lorenc Ejlli, etj.
Nën dirigjimin e mjeshtrit të korit, Zef Çoba dhe shoqërimit në piano të Iris Hasanit, gjatë koncertit u luajtën vepra të autorëve, D. Suplevski, F. Schubert, F. Ibrahimi, G. Bizet, G. Verdi, J. Cardoso, L. Brower, L. Dizdari, M. Vako, S. Gjoni, T. Daija, Z Çoba, etj, pjesë këto që përmbi dy orë program, morën duatrokitje të shumta nga publiku në sallë.
Drejtuesi i kësaj shoqate, Zef Çoba, tha se "tradita e muzikës në Shkodër është baza nga u bë realitet kjo lëvizje, si një praktikë që i shërben konsolidimit dhe integrimit të vlerave më të mira muzikore, në hapësirën e krijuar pas viteve 90-të".
Sipas tij, në repertor ka këngë tradicionale shqiptare, përpunime, e vepra të zgjedhura nga muzika korale e stileve, epokave dhe vendeve të ndryshme.
(e.m/ATA/BalkanWeb)