Greqia humbet 50 milion euro për katër ditë
Athinë - Duket se situata në Greqi nuk do të përmirësohet edhe gjatë ditëve në vazhdim, ndërkohë që dëmi financiar ka kaluar mbi 50 milion euro. Gjatë ditës së djeshme, qindra demonstrues janë përleshur me policinë në Greqi, ndërsa punonjësit e sektorit publik u futën në grevë një ditore duke protestuar politikat ekonomike të qeverisë.
Ndërkohë, dje janë bërë edhe përllogaritjet e para lidhur me dëmin që I është shkaktuar vendit për katër ditë. Bizneset që janë prekur nga shkatërrimi i protestuesve llogariten në një numër 435. Ndërsa dëmi financiar që kanë shkaktuar tek këto biznese është 50 milion euro. Një shumë kjo që ka për t’i kushtuar rëndë si shtetit grek ashtu edhe shumë bizneseve që ishin prekur nga kriza ekonomike. Regjistrimi bizneseve që kishin pësuar dëmtime ka përfunduar gjatë drekës së ditës së djeshme, ku vlen të theksohet se dëmtimet që kanë pësuar bizneset janë në rrugët kryesore të çdo qyteti, duke prishur pamjen festive gjatë këtyre ditëve të festave. Dëmtim total kanë pësuar rreth 37 biznese. Dëmi më i madh financiar llogaritet në 5.5 milion euro për biznes, ndërsa dëmi më i vogël në 500 euro. Dëmtime kanë pësuar gjithashtu 16 banka, 2 super market, 40 dyqane filialesh të mëdha në qendra tregtare, 374 biznese të nivelit të mesëm dhe 3 objekte teatrale dhe kinematografike. Gjithashtu gjatë protestave janë vjedhur nga protestuesit dyqane me aksesorë celularësh kompjuterash etj. Një dëm i tillë ka lënë të papunë rreth 2500 punonjës. Një fakt i tillë ka bërë që Ministri i Ekonomisë, Jorgo Alogoskufi të deklaroj se qeveria duhet të fillojë menjëherë alokuimin e fondeve për kompensimin e këtyre bizneseve.
Nga ana tjetër, fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit në Athinë janë anulluar, ndërsa transporti publik është prekur ndjeshëm.
Dështimin duket se kanë përjetuar edhe vetë sindikatat. Ata prisnin që dhjetëra mijëra vetë t'u bashkoheshin atyre në betejën për rrëzim të qeverisë, por, numri i njerëzve që morën pjesë në demonstrata jashtë parlamentit ishte shumë i vogël. Qindra të rinj sulmuan policinë me gurë. Probleme kishte edhe në qytetet veriore të Selanikut dhe Kavallës, por ka një ndjenjë se dhuna që ka përfshirë vendin në këto katër ditët e fundit tani po zbehet.
Analistët politikë besojnë se kryeministri dhe qeveria e tij janë lënduar rëndë, por do të mbijetojë përsa kohë ai mund të ruajë disiplinën brenda partisë.