Privatizimet, LSI akuzon qeverinë
Tiranë (start)-Privatizimin e një dite më parë të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, dhe privatizimet e tjera të muajve të fundit, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka lidhur me afrimin e fushatës elektorale. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi tha se qeveria PD-së po përpiqet të krijojë likuiditete për t’i përdorur në një fushatë, që për faj e për zgjedhje të saj dhe të ortakëve të saj në reformën zgjedhore, parashikohet të jetë fushata më e kushtueshme për një vend të varfër dhe të varfëruar deri ku nuk mban më gjatë qeverisjes së korruptuar e grabitqare Berisha.
“Privatizimi i INSIG, ashtu si privatizimet e mëparshme të ARMO-s, Operatorit Sistemit Shpërndarjes, si dhe shitja tërësore e aksioneve të mbetura shtetërore në Telekom e AMC, është paraprirë, është shoqëruar e është pasuar nga një mungesë totale transparence nga e qeverisë dhe e ministrave të saj, që po i trajtojnë këto pasuri të shqiptarëve si mallin e vet”-theksoi Xhufi.
Xhufi tha më tej, se këto privatizime pasqyrojnë një politikë diametralisht të kundërt me politikat që po zbatojnë vendet e përparuara në kushtet e krizës së jashtëzakonshme financiare dhe të recesionit ekonomik. “Ndërkohë që edhe qeveritë e vendeve me ekonominë më liberale të tregut po i mëshojnë rolit mbrojtës e rregullues të shtetit, duke derdhur kapital publik në kompanitë private në rrezik, kryeministri Berisha na shfaqet si tellalli i fundit i ekonomisë së tregut pa kufij e pa frena”-vijoi më tej, nënkryetari i LSI-së.