E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia i kerkon Berishes te miratoje marreveshjen detare

Sekretari i diplomacise greke vizite te posacme ne zyren e Kryeministrit per ceshtjen e pezulluar nga Kushtetuesja

Marreveshja territoriale e ujerave mes Greqise dhe Shqiperise eshte kthyer serish ne qendren e vemendjes se diplomacise greke. Sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke Zepos ne takimin me Kryeministrin Sali Berisha dje ne mesdite ne seline kryeministrore ne Tirane i beri me dije ketij te fundit ti jape zgjidhje marreveshjes Shqiperi-Greqi per ndarjen e ujerave territoriale. Sipas njoftimit te bere publik nga uebi zyrtar i Kryeministrise citohet se sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke ambasadori Zepos i shprehu Kryeministrit Berisha edhe nje here shqetesimin e qeverise greke per marreveshjen e ujerave territoriale duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte. Nuk ka asgje koment publik nga Kryeministri Berisha se cfare fati do te kete ne te ardhmen marreveshja e ujerave territoriale Shqiperi-Greqi. Ne perfundim te takimit Kryeministri Berisha dhe sekretari i pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke rikonfirmuan angazhimin e te dyja qeverive dhe vendeve per te konsoliduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit me te mire te te dyja vendeve e popujve miq si dhe vazhdimin e mbeshtetjes te qeverise greke dhe vendit fqinj per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Mesohet gjithashtu nga burime diplomatike se vizita e nje prej strukturave te larta te Ministrise se Jashtme greke ne Tirane kishte ne thelb te rikujtonte dhe nxiste qeverine shqiptare ne lidhje me marreveshjen e nenshkruar prej kohesh mes Shqiperise dhe Greqise per ndarjen territoriale te ujerave. Lidhur me incidentin e Himares Kryeministri eshte pergjigjur se ne Shqiperi respektohen te drejtat e njeriut dhe minoriteti.

Qendrimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ne mesin e muajit prill 2010 nxori tete pika antikushtetuese qe permbante marreveshja e ujerave territoriale Shqiperi-Greqi. Marreveshja per ujerat detare e miratuar ne Kuvend me votat e Partise Demokratike u rrezua poshte nga Gjykata Kushtetuese e cila e interpretoi gjykimin dhe argumentin e saj ne 46 faqe ne vendimin e dates 17 prill 2010. Nje nder arsyet me te forta qe detyruan gjykaten te merrte kete vendim ka qene fakti se anetaret e grupit negociator te pales shqiptare nuk e kishin marre lejen speciale nga Presidenti i Republikes per te negociuar me palen greke. Me pas papajtueshmerite lidhen dhe me mangesite ne permbajtjen e titullit te marreveshjes e deri te mungesa e transparences per kete marreveshje nga qeveria. Gjykata Kushtetuese mori parasysh pikat ku Partia Socialiste pretendon se marreveshja objekt kundershtimi nuk eshte ne pajtim me nenet 3 4 7 dhe 92/e te Kushtetutes. Gjykata pranoi kerkesat e PS-se ku citohet se mungon plotfuqia nga ana e Presidentit te Republikes per negocimin dhe nenshkrimin e marreveshjes objekt shqyrtimi gje qe vjen ne kundershtim me nenin 4 te ligjit. Sipas Kushtetueses nuk duhej te ishte zbatuar parimi i baraslargesise strikte per percaktimin e kufirit detar i cili ka sjelle pasoja te disfavorshme per shtetin shqiptar duke humbur padrejtesisht siperfaqe te konsiderueshme hapesirash detare per shkak se dy brigjet kane kushte gjeografike te ndryshme.

Takimi ne zyren e Berishes

Kryeministri Berisha priti dje ne zyren e tij sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise ambasadorin Yannis-Alexios Zepos dhe ambasadorin grek ne Shqiperi Nikolas Pazios. Ambasadori Zepos i rishprehu Kryeministrit Berisha qendrimin e qeverise greke ne mbeshtetje te plote te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise ne BE. Greqia u shpreh ai mbeshtet fuqishem heqjen sa me shpejt te vizave per qytetaret shqiptare e cila do te mundesoje levizjen e tyre te lire ne hapesiren europiane si te barabarte me qytetaret e tjere te BE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›