E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimi te liqeni thirren per deshmi pronaret e tokes

Prokuroria Edhe Rahman Selmanllari do te jape sqarime ne lidhje me dy deshmite kontradiktore

Prokuroria e Tiranes do te therrase fillimisht Rrahman Selmanllarin dhe pronaret e truallit te ndertimit te Liqeni Artificial. I pari do te jape sqarime ne lidhje me dy deshmite kontradiktore asaj qe ka dhene para hetuesit dhe pretendimeve qe jane publikuar ne deklaraten noteriale te avokatit Genc Gjokutaj. Zyrtarisht akuza thote se permbajtja e deklarates noteriale nuk perputhet me procesverbalin e deshmise se dhene ne prokurori nga Selmanllari. Ndersa pronaret do te deklarojne gjithcka dine rreth marreveshjes se tyre me nje nga ndertuesit si dhe sasine e metrave katrore qe kane ne pronesi.

Burime nga prokuroria thane per gazeten Shqip se nga shqyrtimi i materialeve dhe deshmive te mbledhura deri me tani jane zbardhur edhe shkaqet e moszbatimit te kontrates se bashkepunimit mes pese biznesmeneve per ndertimin e kompleksit te kodra e Liqenit Artificial te Tiranes.

Po sipas prokurorise njeri nga aksioneret ka bere marreveshje me pronaret e tokes dhe u ka marre atyre miratimin per kryerjen e ndertimit. Mbi kete marreveshje eshte bere edhe projekti i ndertimit. Me pas duke shqyrtuar hapesiren e sheshit te ndertimit ku siperfaqja e objektit tejkalonte te 17 mije metra katrore prone ne zoterimin ligjor te familjes Sharra me te cilet nje nga biznesmenet kishte bere marreveshje u mendua nga ai qe nuk mund ta kryente i vetem ndertimin apo te mbulonte koston e tij. Ne deshmine e tij ne prokurori biznesmeni ka thene se ai nuk i mbulonte dot shpenzimet pasi projekti ishte tejet i kushtueshem. Ketu kane nisur edhe bisedimet per te afruar biznesmene te tjere ne fushen e ndertimit.

Megjithekete prokuroria thote se nuk del qarte fakti se si Dritan Avllaj dhe tre biznesmenet e tjere kane hyre bashke ne nje kontrate. Ketu ka vetem dyshime por nuk ka prova qe te vertetojne akuzen per marrjen e ryshfetit ne kembim te lejes se ndertimit apo dhe implikimin e Avllajt si ndermjetes per marrjen e saj.

Prokuroria sqaron se ka pasur marreveshje me pronare te tokes ne ate zone dhe kete fakt e kane deklaruar edhe disa prej biznesmeneve qe jane thirrur per te deshmuar por saktesimin e plote do ta marre atehere kur te kene deshmuar edhe pronaret e tokes. Per ta eshte derguar fletethirrje dhe pritet qe ne fillim te javes te merren edhe deklarimet e tyre. Pronaret do te pyeten rreth hapesires se tokes qe kane ne pronesi si dhe pikerisht per zonen ne te cilen ndodhet prona e tyre pra duke verifikuar njekohshem edhe harten e pronesise dhe dokumentacionin qe e shoqeron ate. Pronaret do te pyeten edhe nese kane bere ose jo marreveshje me nje nga biznesmenet. Nese do te pohohet kjo me tej hetuesit do ti pyesin edhe rreth detajeve te kesaj marreveshjeje si dhe kontraten e nenshkruar me te.

Sipas prokurorise KRRTRSH-ja ka firmosur ndryshimin e destinacionit te zones nga zone e gjelber ne zone banimi dhe sherbimesh me pas eshte hartuar edhe plani i ndertimit nga Bashkia e Tiranes maket i bere publik edhe ne media. Gjithcka ka ngecur te miratimi i dyte ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise i cili duhet te miratoje nese ky plan i pervecem i kesaj zone perputhet me planin e pergjithshem te rregullimit te Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›