Berisha në Lezhë, inaguuron shkollë dhe rrugë
Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të shkollave dhe të rrugëve në të gjithë vendin.
Paraditen e sotme ai do të jetë në Lezhë ku do të inagurojë shkollën 9-vjeçare Gjovalin Gjadri dhe rikonstruksionin e rrugës Kodhel-Dajç- Blinisht.
Rruga Kodhel-Dajç- Blinisht 8.4 km e gjatë, lidh dy komunat jo vetëm me njëra tjetrën por dhe me superstradën Lezhë- Shkodër. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare, dhe donatore të tjerë.
Gjendja e rrugës ekzistuese ka qënë shumë e keqe, duke u bërë pengesë serioze për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Rruga ka qënë e pa asfaltuar, me gropa dhe e pakalueshme nga automjetet e të gjitha llojeve sidomos në sezonin e shirave. Në pjesën me madhe të saj rruga ka qënë vetëm me zhavorr.
Rruga e re, e asfaltuar ka një gjërësi asfalti qe varion nga 4-5.5 m, përfshirë bankina anësore në të dyja anët nga 0.5 m. Ajo është e pajisur me të gjithë elementet e nevojshëm të infrastrukturës, siç janë sinjalistika vertikale dhe horizontale, kanalizimet e ujrave te bardha, tombino, mure mbajtës etj. Pjesë e këtij projekti ka qënë edhe rikonstruksioni i disa urave te vogla.
Afërsia me rrugën nacionale Lezhë Shkodër, u krijon mundësi banorëve të zonës të lidhen me Shkodrën dhe Lezhën, duke diversifikuar kështu mundësitë e lidhjeve ekonomike dhe tregëtare. Punësimi dhe rritja e aksesit në tregun e punës janë një përfitim real i banorëve të kësaj zone.