E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mban peng kercenimin e Priftit

Shteti helen nuk ka sjelle asnje informacion. Deshmite e cojne ceshtjen per shkak te detyres

Zbardhja e kercenimit me e-mail te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti po mbahet peng nga shteti grek. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane per gazeten Shqip se kane nisur nje leter-porosi ne shtetin helen per te identifikuar autorin e ketij kercenimi pasi nga verifikimet e Prokurorise se Krimeve te Renda ka rezultuar se dergimi i e-mail-eve kercenuese eshte regjistruar nga nje kompjuter ne territorin grek. Megjithese kerkesa eshte dorezuar disa jave me pare drejtesia helene ende nuk ka kthyer pergjigje nese e kane ekzekutuar apo jo leter-porosine. Burimet deklarojne se hetimi i ketij kercenimi eshte shume i veshtire pasi do te duhen materialet e nevojshme per te arritur identifikimin dhe me pas procedimin e te dyshuarit.

Hetimet

Prej disa javesh nje grup hetimor nga Prokuroria e Krimeve te Renda po hetojne disa e-mail-e te mberritura ne posten elektronike te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Persona te paidentifikuar i kane derguar pese e-mail-e Priftit ku mesazhi ishte kercenues me jeten e tij dhe te familjes nese nuk paguante nje milion euro. Te dhenat jane regjistruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda e cila ka kontaktuar disa specialiste te informatikes per te evidentuar prejardhjen e ketyre kercenimeve nga posta elektronike. Nga te dhenat e regjistruara nga hetuesit e ceshtjes ka rezultuar se Prifti eshte kercenuar nga nje kompjuter ne Greqi per shumen e majme ndersa eshte shantazhuar edhe per karrieren politike. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se deputeti Prifti eshte kercenuar me mesazhe nga nje kompjuter jashte territorit te Republikes se Shqiperise. Hetuesit e ceshtjes kane derguar nje leter-porosi ne shtetin grek per me shume informacione per vendin ku jane nisur dhe per poseduesin e ketij kompjuteri. E-mail-i ka lene lsquogjurme ne rrjet ndersa hetuesit kane kapur edhe numrat e IP-se. Megjithate hetimet jane ne vendnumero pasi drejtesia greke ende nuk ka sjelle ndonje informacion per persona konkrete thane burimet nga akuza qendrore te cilat saktesojne se me keto numra te IP-se grupi hetimor pretendon te gjeje edhe autorin qe mund te kete kercenuar ish-ministrin. Zbardhja e ketij kercenimi do te vonoje per shkak se duhet kohe per ekzekutimin e leter-porosise megjithate perfaqesues te akuzes mendojne se duhet te ishte derguar informacion paraprak nga shteti grek. Precedentet e bashkepunimit ne fushen e drejtesise midis Shqiperise e Greqise kane lene shume per te deshiruar pasi shteti helen ka vonuar dukshem te dhenat e kerkuara nga pala shqiptare. Megjithate grupi hetimor i Krimeve te Renda deklaron se po punon per zbardhjen e ketij kercenimi ndersa jane marre ne pyetje dhe eshte kerkuar informacion nga antiterrori per ndonje kercenim te mundshem.

Karriera

Prokuroria dyshon se kercenimi dhe shantazhi mund te jene bere per shkak te postit qe mbante Dritan Prifti ndersa nuk perjashtohet ende asnje piste. Hetuesit po mbledhin informacione nese deputeti ka pasur ose jo konflikte ndersa paraprakisht hetimet po perqendrohen vetem ne pisten e kercenimit per shkak te detyres. Akuza shton se krahas kercenimit nese nuk paguan nje milion euro do te vrasim familjen ish-ministri ka marre nje tjeter kercenim kesaj here me karrigen. Nese nuk paguan vleren atehere nuk do ta shohesh me karrigen e ministrit mesohet se i kane shkruar ne e-mail Dritan Priftit i cili e ka pare te arsyeshme te lajmeroje fillimisht policine dhe me pas prokurorine per keto kercenime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›