SHBA i jep 72 ore kohe politikes shqiptare
Shtetet e Bashkuara te Amerikes i japin 72 ore kohe politikes shqiptare qe te miratojne ligjin per gjykatat administrative perndryshe do te digjen fondet e ndihmes. Ambasada Amerikane ne Tirane nepermjet nje njoftimi per mediat ben me dije se ne rast se veprimtarite e planifikuara per ligjin e gjykates administrative do te perfitonin fonde nga SHBA-ja duhet qe projektligji te votohet ne Parlament brenda dates 30 shtator 2010. Nderkohe duhen edhe dy dite per kapercimin e ketij afati dhe askush nga spektri politik nuk e ka permendur kete ligj pervec Presidentit i cili i kujtoi partite politike te jepnin konsensusin per votimin e ligjit sa me shpejt gjate nje interviste qe ai dha ditet e fundit per Zerin e Amerikes. Mundesia dhe shansi i fundit qe Shqiperia te mos rrezikoje mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte miratimi i ketij ligji brenda 72 oreve.
Propozimi i SHBA-seAmbasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me ane te nje deklarate per shtyp nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative i njohur si ligji mbi gjykatat administrative. Duke bere nje retrospektive te ngjarjeve projektligji per gjykaten ka mbetur pezull ne Kuvend qe nga fillimi i vitit te shkuar. Ambasada jep alarmin se deshtimi per miratimin e ketij legjislacioni do te coje ne mbylljen e fondeve qe administrohen nga USAID. Sugjerimi i kryediplomacise boterore eshte se Ligji per gjykatat administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Kjo ambasade shprehet ne deklaraten e saj se Ligji mbi gjykatat administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme. Ambasada e mbyll deklaraten e saj me kerkesen per nxitje te Kuvendit qe te miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ambasada e Shteteve te Bashkuara nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ndihma e SHBA-se per Programin e Gjykatave Administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji citohet ne njoftimin e djeshem te Ambasades Amerikane ne Tirane. Ne njoftimin publik citohet gjithashtu se Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi gjykatat administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 20 shtator 2010.
Projektligji per gjykatatLigji mbi gjykatat administrative eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit ndash Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008. Projektligji ka mbetur pezull ne Kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per gjykatat administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut. Miratimi i ketij ligji do te sillte edhe ngritjen e shtate gjykatave qe do te merrnin vendime mbi mosmarreveshjet e biznesmeneve apo qytetareve per ceshtje si punesimi regjistrimi i pronave apo taksat. Gjithashtu ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne BE.