Greqia mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE?
Athinë - Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm dhe se qeveria e saj i premton mbështetjen e plotë. Para nisjes së saj për në Uashington, gjatë një prononcimi për media, Bakojanis theksoi se mbështetja e dhënë Turqisë për anëtarësim në BE është vërtetuar edhe më parë.
“Vendet të cilat kanë hyrë në procesin e anëtarësimit në BE, janë të nënshtruara para kushteve të njëjta. Edhe Greqia ka kaluar nga procesi i përmbushjes së kushteve të nevojshme. Mbështetja ndaj Turqisë për anëtarësim varet nga përmbushja e kushteve të caktuara”, tha ajo.
Bakojani rikujtoi se anëtarësimi i Turqisë është i lidhur me problemin e Qipros dhe se kanë pritur me kënaqësi fillimin e negociatave gjithëpërfshirëse për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të drejt në ishullin.