Poloni, sekustrohen 1134 kg kokainë
Varshavë - Agjencia polake për sigurinë kombëtare, njoftoi dje se ka sekuestruar 1,134 tonë kokainë me vlerë prej 500 milionë zloti (106 milionë euro) dhe se ka arrestuar nëntë persona. Mes personave të arrestuar janë disa anëtarë të kartelit kolumbian dhe të grupeve kriminale të Evropës Perëndimore.
"Një rrjet trafiku kokaine që vjen nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore është shkatërruar", njoftoi komunikata e zbulimit polak.
Sekuestrimi i drogës dhe arrestimet kurorëzuan disa muaj bashkëpunimi mes agjencisë polake të zbulimit, Agjencisë amerikane të luftës kundër trafikut të drogës, dhe policisë kolumbiane, njoftoi zbulimi polak pa dhënë hollësi të tjera për operacionin.