E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-pjesëtarët e TMK-së në protestë

Prishtinë-Ish-pjesëtarët e TMK-së të cilët kanë mbetur jashtë reformimin të kësaj njësie në një njësi tjetër, kanë paralajmëruar sot protesta gjatë mesditës në Prishtinë. Protesta do të mbahet para Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë me hapat e ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në lidhje me kërkesat e tyre që nga protesta e kaluar. Kohën nga protesta e kaluar e deri më tash këshilli organizativ i protestës e quan hapësirë për institucionet e Kosovës, që të merren më seriozisht me problemin e tyre. Por kjo si duket nuk ka ndodhur.

Procesin e seleksionimit për ish pjesëtarët e TMK-së, këshilli i protestës e quan të gabuar prandaj edhe thonë se kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata gjithashtu thonë se nëse edhe kësaj radhe nuk plotësohen kërkesat e tyre, ka mundësi të radikalizimit të protestës pasi që durimit të tyre po i vije fundi. Ai po ashtu ka kritikuar edhe disa media në Kosovë të cilat po sabotojnë qëndrimin e ish pjesëtarëve të TMK-së, për shkak të ndikimit që kanë nga jashtë. /rtv21/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›