Greqia mbetet ne zonen e Euros
Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se e ardhmja e Greqisë mbetet në zonën e Euros, por nga ana tjetër kanë theksuar se kusht për këtë është zbatimi i programit të shpëtimit.
Gjatë një telekonference që ka zhvilluar mbrëmë kryeministri Papandreu me presidentin francez dhe kancelaren gjermane, shefi i qeverisë greke është angazhuar që deri në fund të vitit të reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë euro, si dhe të marrë edhe masa të tjera, nëse do të nevojitet.
Deklarata e liderëve europianë pasoi disa ditë të ngarkuara negativisht për Greqinë, për shkak të prononcimeve të ndryshme ndërkombëtare që parashikonin se Greqia do të falimentojë dhe se duhet të dalë nga eurozona.
Por miliarderi George Soros, ka theksuar se dita e falimentimit të Greqisë po afron, dhe se kjo do të ndodhë për shkak të mosrealizimeve në financat publike.
Sot qeveria greke do të shqyrtojë reformimin e sistemit të pagave në sektorin publik, ku parashikohen reduktime deri në 50%, si dhe pensionet e invaliditetit, ku thuhet se ka abuzime të mëdha.