Brammertz edhe një mandat
Këshilli i Sigurimit i OKB’së ka riemëruar Serge Brammertz për kryeprokuror të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
Të martën Brammertz qëndroi në kryeqytetin serb, ku nënvizoi se me arrestimin e Mladic dhe Hadzic Serbia ka dëshmuar gatishmërinë e saj të plotë që bashkëpunim me Gjykatën e Hagës.
“Bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Gjykatës së Hagës po zhvillohet pa pengesa dhe në nivel të lartë profesional sa i përket dorëzimit të dokumenteve, qasjes në arkivat shtetërore dhe çështjes së dëshmitarëve”, deklaroi Brammertz.
Ndërkohë, më 6 shtator, Gjykata e Hagës ka dënuar me 27 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, Momcilo Perisic, për krime lufte të kryera në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb.
Sipas vendimit të fundit të KS të OKB’së, mandati i ri i Brammertz fillon më 14 shtator 2011, dhe zgjatë deri më 31 dhjetor të viti 2014.