E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan Komentet amerikane per kunderterrorizmin e kalojne kufirin

Pakistani thote se kritikat e Shteteve te Bashkuara ndaj perpjekjeve te tij per sulmet e militanteve bien ne kundershtim me bashkepunimin ne luften kunder terrorizmit mes dy aleateve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta e paralajmeroi dje Pakistanin se SHBA do te bejne gjithshka qe munden per te mbrojtur forcat amerikane ne Afganistan nga militantet me baze ne Pakistan.

Zyrtaret amerikane dyshojne se rrjeti militant Haqani me baze ne rajonin fisnor te Vaziristanit verior fshihet prapa sulmit prej 20 oresh te se martes ne kryeqytetin afgan. Ne kete sulm vdekjeprures militantet qelluan me raketa granatahedhese ambasaden amerikane dhe zyrat e NATO-s ne Kabul.

Zoti Paneta tha se Washingtoni i ka kerkuar vazhdimisht Islamabadit te ushtroje ndikimin e vet per te mos i lejuar militantet te kryejne sulme ne Afganistan dhe pastaj te fshihen ne Paksitan. Sekretari i Mbrojtjes tha se shume pak perparim eshte bere ne kete drejtim.

Sot Ministria e Jashtme e Pakistanit ju pergjigj komenteve te zotit Panteta duke thene se ato ishin jashte temes se bashkepunimit qe ekziston mes te dy vendeve.

Zyrtaret pakistaneze thane se forcat amerikane dhe ato te NATO-s duhet te bejne me teper per te vene ne shenjester militantet ne anen afgane te kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›