E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmete në Japoni dhe Zelandë të Re

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 18:59

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallë të Richterit ka goditur të enjten bregun verilindor të Japonisë, ndërkohë që një tjetër pak më i dobët, me fuqi pre 6 shkallësh të Richterit, ka goditur Zelandën e Re. Nuk është njoftuar për ndonjë rrezik nga cunami, e as nuk janë publikuar të dhëna për viktimat eventuale.

Epiqendra e tërmetit në Japoni ishte në bregdetin e Irabaki, 220 kilometra në lindje të Tokios, dhe në thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi të enjten Shërbimi Meteorologjik i Japonisë. Tërmeti çyshtë ndier edhe në Tokio, ku është vërejtur lëkundja e ndërtesave të larta.

Ndërkohë, një tërmet prej 6 shkallësh të Richterit ka goditur të enjten edhe Zelandën e Re. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 kilometrash, dhe epiqendra e tij ka qenë afro 500 kilometra në verilindje të qytetit Gissbourn, ka njoftuar agjencia AFP. Shërbimi sizmologjik vendor ka eliminuar mundësinë e shfaqjes së cunamit si pasojë e këtij tërmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›