E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Pushteti lëshon pe për të mbajtur pushtetin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pas apelit ndaj biznesit shqiptar për fokusim në tregjet kosovare ka dhënë detaje për marrëveshjen Kosovë -Serbi. Sipas Kurtit kjo marrëveshje është fryt i politikanëve të korruptuar, të cilët lëshojnë pe ndaj palës serbe për mbajtjen e pushtetit. Ai shtoi se Serbia do të mbetet armike e përbetuar e Kosovës dhe se qëllimi kryesor i saj është krijimi i shtetit brenda shtetit. Ndërkohë ai i ka bërë thirrje policisë të qëndrojë përkrah qytetarëve me 14 janar dhe e ka cilësuar 2012, vit i protestave në të gjithë Europën.
Lëvizja "Vetëvendosje" do të zhvillojë më datën 14 janar një protestë me moton "Serbia nuk kalon" duke bllokuar pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë ndërsa janë vendosur edhe autobusë të cilët nisen nga Tirana në datën 14 janar në sheshin "Skënderbej", para Pallatit të Kulturës për të gjithë shqiptarët të cilët duan të marrin pjesë në protestë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›