Korrupsioni, në pranga disa zyrtarë të AKKP-së
TIRANE- Një aksion i ditës së sotme i policisë së Tiranës ka vënë në pranga 6 zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP).
Nga burime të policisë të arrestuar janë shtetasit; Bledar Dervishaj, ish- drejtor pranë AKKP-së, Merita Gjinali dhe Dhimitër Papa ish- topografë në AKKP, Njazi Ademi, topograf i licensuar si ekspert dhe jane shpallur ne kerkim Altin Ceni, ish- jurist i AKKP-së, Tiranë dhe Ali Aliaj, me detyrë përgjgjës për sektorin juridik në AKKP
Zyrtarët, akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion me hipotekat. Mësohet se operacioni i policisë ka nisur që prej orës 13:00 të ditës së sotme.
Arrestimet janë bërë nga Sektori kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Pritet që policia e Tiranës në orët në vazhdim të japë më shumë detaje lidhur me aksionin dhe të arrestuarit.